Ekonomia Online
FUNDIT

Shiroka Pula takon ambasadoren finlandeze, kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shiroka Pula takon ambasadoren finlandeze, kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të saj për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, presidentja ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes finlandeze në këtë drejtim.

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe shprehu rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë.

Shiroka Pula ka theksuar potencialin për bashkëpunim të mëtejmë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale.

Të ngjashme