Është gjetur turpi i pajetë i personit të zhdukur, me inicialet N.O., në afërsi të lumit Llap në fshatin Lupç i Poshtëm, në Komunën e Podujevës.
Turpi i pajetë i viktimës është gjetur me ndihmën e Ekipit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së, të cilët kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës.
Në njoftim është bërë e ditur se në këtë operacion kërkimi kanë qenë edhe një numër i madh i vullnetarëve.
“Pas kërkimeve intensive, sot ekipet e Kërkim Shpëtimit Ujor të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit Llap në fshatin Lupç i Poshtëm të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.