Ekipi i Mjekësisë Ligjore arrin tek trupi i pajetë i Arian Dacit

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Një ekip i Mjekësisë Ligjore ka arritur në Brezovicë për t’ia bërë ekzaminimin trupit të pajetë të Arian Dacit, i cili u mbyt sot pasdite nga një ortek i borës.

Klan Kosova ka mësuar se trupi i pajetë i djalit të ish Kryeparlamentarit Nexhat Dacit, ndodhet në bodrumin e një hoteli në Brezovicë.

Ndërsa ekipit të forenzikës i është dashur që ta përdor një motor ski për t’iu afruar hotelit, pasi që ka qenë e pamundur lëvizja me veturë për shkak të nivelit të madh të borës.

Gjithashtu Klan Kosova ka kontaktuar edhe drejtorin e IML-së, Arsim Gërxhaliun, i cili ka bërë të ditur se tani ndodhet me familjarët e të ndjerit duke u përpjekur që të del në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme