Murati i kënaqur me të hyrat nga Dogana, eksporti shënoi rekord me mbi 700 milionë euro

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 10:49 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se si Qeveri janë të kënaqur me të hyrat nga Dogana e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Agron Llugaliu, ministri Murati tha se një rekord tjetër është eksporti, ku për vitin 2021 janë shënuar 700 milionë euro eksport. 

“Ne si Ministri e Financave, por edhe si Qeveri jemi të kënaqur me performancën sa i përket të hyrave, ku një kontribut të madh ka dhënë Dogana e Kosovës”.

“Është shënuar një rekord i të hyrave. Si përgjithësi mund të thuhet se të hyrat janë të jashtëzakonshëm, kemi një rekord edhe të eksportit me mbi 700 milionë euro, ka një rekord edhe të luftës ndaj kontrabandës dhe nuk ka lëshim nga shteti në këtë aspekt”.

“Unë i përgëzoj stafin e Doganës për këtë punë, dhe shpresoj se suksesi të vazhdoj edhe këtë vit”, tha Murati.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme