Murati për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave: Askush s’mund të përfitojë në kurriz të qytetarëve

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 13:03 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se vendimi për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave ka qenë i nevojshëm, raporton Ekonomia Online.

Madje sipas tij, ky vendim është marrë me qëllim që të kursehet xhepat e qytetarëve.

Murati gjatë prezantimit të rezultateve vjetore në Doganën e Kosovës, pohoi se është shumë e padrejtë dhe se askush nuk do të mund të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

“Do të ishte shumë e padrejtë që ne si shtet të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve tjerë. Prandaj ka qenë e nevojshme që të merret ky vendim që të kufizohet përkohësisht mihja apo prodhimi i kriptovalutave në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit”.

“Për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja apo bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar Murati, raporton EO.

“Çdo investim apo çdo blerje e kriptovalutave siç është sqaruar edhe nga Banka Qendrore, bart rrezik në vetvete për shkak se nuk ka asgjë të garantuar dhe është më tepër një shpresë se në të ardhmen do të jetë çmimi më i lartë për të cilin do të shitet ai aset që është ble”.

“Por jo domosdo do se ka ndonjë garanci  apo ndonjë indikator performancë tjetër mbi të cilin bazohen edhe blerja”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ditë më parë ka marrë vendim për masat emergjente për t’u përballur me krizën e energjisë që tashmë e ka kapluar vendin.

E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme