Votohen amandamentet për Projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 14:05 | Nga Hasan Hoti

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë ka votuar raportin me amandamente për Projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, shkruan EkonomiaOnline.

Gjithsej ky komision ka votuar 54 amandamente, për të cilat pati edhe disa vërejtje.

Një nder vërejtjet ishte amandamenti 12, ku thuhet se “në rast të pamundësisë së udhëheqjes së Bordit Drejtues apo mbledhjes së Kuvendit nga ana e kryetarit të Odës, punimet mund t’i udhëheqë ndonjë nga anëtarët tjerë të Bordit Drejtues”.

Aty u kërkua që të specifikohet saktë se kush duhet t’i udhëheqë mbledhjet në rast se mungon kryesuesi i Bordit.

Pikë tjetër diskutimi ishte edhe amandamenti 13, ku i ndalohet kryetarit të Bordit që të rizgjidhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme