Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa tha se nuk mund t’i lejohet një partie, “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.

Kurse, Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin por jo mënyrën e ndërtimit të tij.

Mustafës e Ymërit i është bashkuar edhe shefi i Grupit Parlamentar i të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë bord, ndërsa e gjithë vendimmarrja është e koncentruar në Qeveri e MINT”, tha ai.

Të ngjashme