Ekonomia franceze në vitin 2018 rritet për 1.6%

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia franceze u rrit pak më shumë sesa mendohej nga viti i kaluar, duke ndihmuar në reduktimin e deficitit.

Kështu ka konfirmuar ministri francez i Buxhetit, Gerald Darmanin.

“Vitin e kaluar, kemi parashikuar rritje prej 1.5 për qind. Duhet të jemi rreth 1.6 për qind”, tha Darmanin.

Edhe Agjencia franceze e Statistikave (INSEE) e konfirmoi shifrën e rritjes së 2018-ës prej 1.6 për qind.

Më parë, INSEE kishte thënë se qeveria kishte shkurtuar deficitin publik prej 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme