Ekonomia Online
FUNDIT

Ekspertja amerikane paralajmëron eskalim në rajon: Do të vijë nga paramilitarët serbë

Ekspertja amerikane paralajmëron eskalim në rajon: Do të vijë nga paramilitarët serbë

Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me një artikull të mediumit propagandues rus “RT” lidhur me blerjen e disa helikopterëve nga Serbia. Stradner ka thënë se Serbia ka blerë helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro, dhe se 4 helikopterë të tjerë që i ka blërë i kanë mbetur në Rostov on-Don në Rusi por që […]

Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me një artikull të mediumit propagandues rus “RT” lidhur me blerjen e disa helikopterëve nga Serbia.

Stradner ka thënë se Serbia ka blerë helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro, dhe se 4 helikopterë të tjerë që i ka blërë i kanë mbetur në Rostov on-Don në Rusi por që s’mund t’i marrë tani.

Megjithatë Stradner paralajmëron se esklaimi i radhës në rajon nuk do të nis me grupe ushtarake të Serbisë, por me grupe paraushtarake.

Ajo ka bërë thirrje për vëmendje rreth kësaj çështje.

“Megjithatë, përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupe ushtarake të Serbisë, por paraushtarake. Kushtojini vëmendje asaj”, ka shkruar Stradner.

Serbia purchased Russian helicopters Mi-35 from Cyprus.

RT says ?? bought 4 more helicopters that are in Rostov-on-Don in ?? but they can’t be delivered now.

However, next escalations in the region won’t start with ?? military but paramilitary groups. Pay attention to it. pic.twitter.com/XqA4G4z8D6

— Ivana Stradner ???? (@ivanastradner) November 23, 2023

Të ngjashme