Ekspozon armën në rrjetin social, nuk i gjendet në shtëpi, arrestohet

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 11:13 | Nga

Në rrugën “Beteja e Bardhit”, Fushë Kosovë dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ai, transmeton Koha.net, në rrjetin social kishte ekspozuar një fotografi me armë në dorë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pardje në Vranidoll, Prishtinë, gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë me shtatëmbëdhjetë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Të shtunën, po në këtë fshat është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Edhe tek ai, në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dhe dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme