Ekonomia Online
FUNDIT

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy të kërkuar për “vrasje në tentativë” në Kosovë

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy të kërkuar për “vrasje në tentativë” në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, më 23 dhe 24 prill 2026 është realizuar me sukses ekstradimi i të dyshuarve, të cilët kërkoheshin përmes INTERPOL-it. “Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante […]

Policia e Kosovës ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, më 23 dhe 24 prill 2026 është realizuar me sukses ekstradimi i të dyshuarve, të cilët kërkoheshin përmes INTERPOL-it.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 23 dhe 24 prill 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, të dyshuarit ishin arrestuar më herët nga autoritetet në Gjermani dhe Francë, ndërsa ekstradimi i tyre është bërë në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.

“Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse në Gjermani dhe Francë dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme