Elhada Dani publikon albumin e ri “Zanin” me pesë këngë të reja me klipe

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, i ka prezantuar publikut projektin e saj më të ri muzikor.

“Zanin” mban titullin albumi i saj i ri, që përfshin plot pesë këngë të reja të vizualizuara me klipe.

Për këtë album kanë punuar tre kompozitorët e njohur shqiptarë: Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi.

Këngët e albumit “Zanin” përfshijnë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi.

Klipet e këngëve janë të thjeshta, ku artistja vjen me një paraqitje të kuruar dhe të thjeshtë, ndërsa interpreton lehtësisht këngët e saj.

Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe reprezentuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, e ka ndarë me gëzim në rrjetet sociale me fansat albumin e saj të ri.

Ajo shkroi “E gëzofshi” në mbishkrimin e një prej videove, që shfaqte pjesë nga kënga e parë e albumit, me titull “Zanin”.

Të ngjashme