Elshani: Kemi numër minimal të policëve në vendvotime, në rast incidenti jemi gati të ndërhyjmë

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka thënë se deri me tani nuk është raportuar për ndonjë incident në referendumin që është duke u mbajtur në katër komunat veriore.

Ai ka thënë se policia ka përgatitur planin e saj dhe në rast të ndonjë incidenti është e gatshme të ndërhyjë.

“Për ne është më rëndësi që qendrat e votimit janë të sigurta që qytetarët të kenë mundësinë të votojnë ashtu siç ata dëshirojnë. Policia në çështje të rëndësishme ashtu edhe në këtë sot përgatit planet operacionale, jemi në të gjitha qendrat e votimit prezent me numër të mjaftueshëm të policive – minimal me quajte kështu. Po, ashtu kemi policë të tjerë në gatshme, që në rast të nevojës me ndërhy do të jemi të gatshëm, edhe pse deri në këtë moment nuk kemi pasur nevojë për diçka të tillë. Nuk kemi asnjë incident, punët tona ditorë vazhdojnë…”, ka deklaruar ai për Tëvë1.

Ai tha se dallimi me vitin e kaluar është pozitiv, pasi në këtë vit kemi minimumin e forcave policore.

Të ngjashme