Enis Bardhi lë pas Messin e Ronaldinhon

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 09:55 | Nga

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi është shndërruar në lojtarin më të rrezikshëm për portierët kundërshtarë në La Liga këtë edicion, në një statistikë. Po, është më i rrezikshëm edhe se Lionel Messi e shumë më i rrezikshëm se Cristiano Ronaldo.

Sa herë që Bardhi bëhet gati për të goditur gjuajtjet e lira, konsiderohet si një “gjysmë-goli” për Levanten, ka shkruar të martën “Mundo Deportivo”. Dëshmia më e mirë për këtë, është goli që reprezentuesi i Maqedonisë, realizoi të hënën mbrëma në ndeshjen kampionale kundër Leganesit, transmeton Koha Ditore.

Bardhi realizoi në minutën e 59-të nga gjuajtja e lirë, derisa Levante triumfoi me shifrat 3:0 në udhëtim. Për Bardhin ky është goli i pestë këtë edicion në La Liga nga gjuajtjet e lira, kurse në total ka realizuar shtatë gola në 24 paraqitje deri më tash.

22-vjeçari është futur në mesin e pesë futbollistëve të La Ligas që kanë shënuar të paktën nga pesë gola nga gjuajtja e lirë brenda një edicioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme