Erdogan: Kam ende shpresë për fatin e gazetarit saudit

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se se ka shpresë për fatin e gazetarit të humbur saudit, Jamal Khashoggi pas raportimeve se kritiku mund të ishte vrarë menjëherë pas hyrjes në konsullatën saudite në Stamboll.

Erdogan u tha gazetarëve të mërkurën se autoritetet po shikonin të gjitha pamjet në video që regjistruan hyrjen dhe të gjitha fluturimet e huaja të së martës kur shkrimtari u zhduk, njofton Klan Kosova.

“Jam duke ndjekur çështjen dhe ne do ta informojmë opinionin botëror për çfarëdo rezultati të hetimit zyrtar”.

“Dëshriron Zoti e nuk do të ballafaqohemi me një situatë që nuk e duam. Kam ende shpresë.”, shtoi Erdogan duke thënë se është shqetësuese që ndodhi në vendin e tyre, shkruan Al Jazeera.

Disa burime turke i thanë agjencisë së lajmeve, Reuters, të shtunën se ata besonin se Khashoggi u vra në konsullatë duke e përshkruar si “vrasje të paramenduar”.

Një burim i paidentifikuar brenda konsullatës i ka thënë agjencisë zyrtare të shtypit saudit se akuzat ishin të pabaza dhe ka mohuar pretendimet për vrasje të paramenduar.

Khashoggi ishte një kritik kryesor i programit të reformës së qeverisë saudite nën udhëheqjen e princit të kurorës, Mohammed bin Salman, i cili jetonte në SHBA për më shumë se një vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme