Erdogan viziton Gjermaninë, siguria në alarm

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 08:43 | Nga

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, po viziton Gjermaninë për herë të parë që nga viti 2014 ku do të zhvillojë bisedime me Kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar shumë gjatë muajve të fundit dhe Turqia është tronditur nga kriza ekonomike, ndaj Erdogan është “i etur” të përdorë vizitën e tij tre-ditore për të rindërtuar lidhjet tregtare me Gjermaninë, transmeton Klan Kosova.

Vizita e tij do të përcillet nën masa të lartë të sigurisë me 5000 policë që do të jenë rrugëve të Berlinit.

Një shqetësim për sigurinë është protesta që është thirrur për të premten. Policët presin dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë grupet e krahut të majtë dhe kurdët, ndërsa thuhet se grupet nacionaliste turke do të përpiqen ta prishin demonstratën.

Image result for merkel dhe erdogan

Gjatë një diskutimi me median mbrëmjen e të enjtes, Merkel përjashtoi ndihmën e drejtpërdrejtë për Ankaranë, por theksoi se dy vendet duhet të punojnë së bashku ekonomikisht dhe me siguri do të arrijnë disa marrëveshje këto tre ditë.

Kancelarja gjermane tha se do të trajtojë si situatën e të drejtave të njeriut, ashtu edhe fatin e të burgosurve gjermanë në Turqi, gjatë bisedimeve të saj me Erdoganin, të programuara për t’u mbajtur sot dhe nesër, transmeton Klan Kosova.

Në një artikull të Erdoganit, të botuar nga e përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine, ndërsa filloi vizitën e tij tre-ditore, kreu turk i kërkoi Berlinit të caktojë grupin që ai fajëson për një përpjekje grushti shteti më 2016-ën, si një organizatë terroriste.

Gjermania deri tani ka thënë se ka nevojë për më shumë prova për të lidhur lëvizjen e klerikut mysliman Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, me përpjekjen për të përmbysur Erdoganin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme