Deklarimet e Esat Shalës çuan në arrestimin e të dyshuarit për krime lufte në Masakrën e Krushës, Shahin Bushi.
Shala tregoi arsyen se pse zgjodhi që këtë denoncim ta bëj përmes televizionit.
Ai tha se forca mediatike është e madhe dhe përherë ka qenë ndihmë në arrestimin e kriminelëve të luftës. Ai falenderoi edhe aktivizimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për arrestimin e të dyshuarit.
“Forca mediatike është e madhe dhe përherë ka qenë ndihmuese në arrestimin e kriminelëve të luftës. Njëjtë ndodhi edhe pas publikimit nga unë me Klan Kosova. Faleminderit televizionit për hapsirën dhe Policisë dhe Prokurorisë për aktivizimin në kohë rekord!”, ka thënë Shala në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.