Escobar: Amerika qëndron pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran dhe civil

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe civil.

Kështu bëri të ditur Ambasada Amerikane në Podgoricë pas takimit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me kryeministrin Zdravko Krivokapiq.

“Në takim, Escobar inkurajoi kryeministrin Krivokapiq që të mbajë fokusin e qeverisë në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, njoftoi ambasada e Amerikës në këtë vend me anë të një postimi në Twitter.

Të ngjashme