Escobar e Lajçak i shkojnë në zyrë presidentes Osmani

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 09:47 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-sw, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online.

Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.

Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

Në takim me të dy emisarët, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-të dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Të dy emisarët mbrëmë janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimi ata deklaruan se ndaj Kurtit kanë parashtruar tri kërkesa, qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të protestave dhe numrit të shtuar të forcave të rendit dhe ligjit.

Të ngjashme