Escobar sonte takon liderët e opozitës

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sonte do të takojë liderët e partive opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Këtë për teve1.info kanë konfirmuar nga partitë opozitare.

Takimi do të zhvillohet në ora 18:00 në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

PDK e LDK kanë shprehur rezerva se i përket Planit Evropian duke thënë se si të tillë nuk mund ta mbështesin.

Ndërsa, AAK e ka mbështetur këtë plan dhe ka thënë se do ta votonte nëse vije në Kuvend pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Escobar të premten pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ai të mërkurën ishte në Beograd.

Vizita e tij po ndodhë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Të ngjashme