Është absurde të krahasohet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë me çmimet në Evropë

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 21:05 | Nga Burim Piraj

Të jemi të sinqertë, për një banor të Kosovës nuk është e lehtë jeta në kushtet aktuale ku të gjitha çmimet janë si në Europe përveç pagave që janë dhjetë fish më të ulëta.

Është absurde të krahasohet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë me çmimet në Evropë dhe të heshtet ndryshimi i të ardhurave atje me të ardhurat këtu.

Çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të ndryshohet për momentin, qeveria duhet të gjejë mënyrën se si do ta përballon situatën.

Është shumë më mirë qeveria me pas më pak para në buxhet dhe KEDS dhe KESCO fitim më të vogël se sa Kosova të shkatërrohet materialisht dhe moralisht dhe të iniciohet migrim edhe më të madh i popullatës.

Një ditë do t’i kuptojmë gabimet që po i bëjmë tani, mirëpo atëherë do të jetë shumë vonë.

Ne po mendojmë se do të pikë prej qiellit mirëqenia dhe që dy dekada jemi duke jetuar në ëndrra se dikush prej jashtë do të vjen dhe do ta zhvillon vendin, mirëpo derisa ne nuk ndërgjegjësohemi dhe shumë seriozisht mendojmë për vendin duke i anashkaluar interesat personale e klanore ëndrra Kosovare nuk do të bëhet realitet.

Nuk kemi kohë për të humbur po të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë dhe ta ndryshojmë gjendjen me emër të Zotit.

Të ngjashme