Eskalon protesta në Tiranë, sulmohet Kryeministria

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ka eskaluar protesta e organizuar nga opozita në Shqipëri. Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hipur në pjesën e sipërme të Kryeministrisë. Ata kanë hedhur molotov dhe shishe me benzinë, ndërsa kanë shqyer mbulesën e skelës me hekura të vendosur para Kryeministrisë.

Policia, e cila ka qenë e paarmatosur është tërhequr dhe protestuesit janë praktikisht në dyert e kryeministrisë. Disa kanë hipur edhe mbi skelë dhe të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve. Deri më tani raportohet se disa protestues janë lënduar, ndër ta edhe gazetarë që po raportojnë nga vendi i ngjarjes.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, ka thënë që protestuesit nuk duhet të dëmtojnë pronën shtetërore, pasi që ajo nuk është as e Ramës e as e Berishës, por është e qytetarëve.

Ndërkaq polica shqiptare ka thënë se në protestë po marrin pjesë edhe persona të akuzuar për vepra penale.

Të ngjashme