“EU-Western Balkans Road Trip” – Blogerë nga BE-ja dhe vendës do të prezantojnë lokacionet unike dhe historitë e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian në Kosovë ka lansuar të martën fushatën “Made of Us – EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Fushata do të zhvillohet përmes postimeve nga gjashtë video blogerë nga Ballkani Perëndimor, të cilëve u janë bashkuar edhe gjashtë nga BE-ja, dhe që do të udhëtojnë së bashku si dyshe nëpër secilin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata do të eksplorojnë 18 projekte të financuara nga BE-ja dhe dhjetëra lokacione unike, duke e prezantuar rajonin dhe duke i treguar historitë e tij me fjalët e tyre dhe siç i shohin me sytë e tyre. Përgjatë 42 ditëve, ata do të përshkojnë qindra kilometra me makinë për të sjellë storjet lokale drejtpërdrejt në ekran.

Udhëheqësi për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së, Alessandro Bianciardi, tha se për një javë, blogerët do t’i vizitojnë qytete e fshatra.

“Ne kemi vizituar vende unike, kemi takuar njerëz të ndryshëm, përmes rrugës. Ky projekt është testament i bashkimit të njerëzve, të storieve të ndryshme. Nga sot, Albi dhe Brian do të udhëtojnë nëpër Kosovë për 1 javë, në shumë qytete dhe fshatra”, tha Bianciardi.

E blogeri holandez Brian Rocca tha se ne tashmë kanë një agjendë, ku çdo gjë është e planifikuar. Ai tregoi edhe për vendet që do t’i vizitojnë.

“Sot do të fillojmë nga Prishtina, do të shkojmë në Gjakovë, Prizren. Çdo gjë është planifikuar”, tha Rocca.

Ndërsa Alb Muhaxhiri tha se homologut të tij holandez do ta njoftojë për mikpritjen e njerëzve.

“Përveç natyrës, unë do ta njoftoj Brianin me mikpritjen e njerëzve, do ta dërgojë në Gjakovë për të ngrënë samuna me suxhuk. Ti do t’i duash ata”, tha Muhaxhiri.

Të ngjashme