EULEX-i shpëton një të ri nga mbytja në liqen në Rugovë

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit në Rugovë të Pejës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga EULEX.

Ata kishin ndihmuar të riun i cili kishte kërkuar ndihmë.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit. Ekipi jonë i NjSP u hodh në shpëtim momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë”, thuhet në postim.

Të ngjashme