Eurodeputetja gjermane: Kosova i duhet Qeveri e qëndrueshme dhe funksionale

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se trazirat politike dhe pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorën si avantazh nga asnjë politikan.

“Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme që mund t’i udhëheqë qytetarët e saj në këto kohë pasigurie dhe krize”, ka shkruar ajo.

Eurtodeputetja ka folur edhe për dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili tha se duhet të nisë.

“Respektimi i dialogut Prishtinë-Beograd është jetik për të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, dhe duhet të jetë qeveria e Kosovës ajo që ulet në tavolinën e negociatave, jo aktorë tjerë”.

“Për BE-në është me rëndësi vitale të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale në Kosovë, një qeveri që tregon vullnet të mirë për bashkëpunim, e që ka për qëllim liberalizimin e vizave për vendin. Për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, dhe për Komisionerin Varhelyi, i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe rruga e tij drejt integrimit në BE duhet të jetë prioritet. Është e një rëndësie madhore që Kosovës dhe qeverisë së saj të re t’i tregohet mbështetja e BE-së”, ka thënë Eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel.

Të ngjashme