Facebooku pranon se lejoi Netflixin e Spotifyin të lexojë mesazhet private të përdoruesve

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Facebooku ka pranuar se i lejon kompanitë e jashtme, si Spotify e Netflix, që të kenë qasje në mesazhet private të miliona njerëzve në platformën e saj.

Pas publikimit të një artikulli nga “New York Times” në atë se si Facebooku shpërndan të dhënat e përdoruesve me partnerët e saj, kjo kompani ka pranuar se i ka dhënë qasje në mesazhe private kompanive të palës së tretë, transmeton koha.net.

Ata kanë thënë se kjo është bërë për arsye që njerëzit të mund të kyçen në shërbime si Spotify me llogarinë e tyre të Facebookut, e pastaj të dërgojnë mesazhe nga aplikacioni Spotify.

Sipas “The Times”, Spotify, Netflix e edhe Royal Bank e Kanadasë mund të lexojnë, shkruajnë apo edhe të fshijnë mesazhet private të njerëzve.

Spotify e Netflix kanë thënë për “Times” se ata nuk e kanë ditur se kanë qasje të tillë në mesazhe. Facebooku ka thënë për “New York Times” se nuk ka gjetur prova për ndonjë abuzim të mundshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme