Fadil Nura: Fëmijët e familjes Qerimi nga Llausha në gjendje të rëndë emocionale

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se njëri nga fëmijët e gruas që u vra në Llaushë të Skenderajt është në gjendje të rëndë emocionale.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se fëmijët kanë qenë në shtëpi në momentin kur babai ua vrau nënën.

“Gjendja është jashtëzakonisht e rëndë emocionale. Ata kanë qenë pjesë e atyre skenave. Vajza është në gjendje më të rëndë emocionale. Është në trajtim të mjekëve përkatës dhe sigurisht që i kam takuar dhe kemi biseduar me ta”, tha Nura.

Kryetari konfirmoi se vajza e familjes Qerimi është duke pranuar tretman psikologjik.

“Dy djemtë janë emocional kuptohet por trajtim psikologjik nga ajo që di dhe nga kontaktet që kam pasur me familjarë të tjerë vajza është në trajtim psikologjik”, ka deklaruar kryetari i Skenderajt.

Nura dha detaje edhe për ndihmën që u kanë ofruar si komunë këtyre fëmijëve.

“Realisht kemi marrë një vendim që e kemi obligim ligjor për raste të tillë. Familjes i kemi ofruar një strehim, pra fëmijëve. Kemi marrë masat edhe me Qendrën për Asistencë Sociale dhe e kemi futur në listën prioritare fëmijët për mbështetje. Kjo në mënyre që ata të mos ndjehen as të anashkaluar e as të nënvlerësuar në raport me institucionet ose shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë ai.  

Të ngjashme