Fadil Nura liron nga pagesa e muajit shkurt prindërit e fëmijëve në çerdhen e qytetit

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës, Fadil Nura ka marrë vendim që t’i lirojë nga pagesa mujore për muajin shkurt të gjithë prindërit e fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide” në qytet.

Ky vendim është marrë si kompensim i periudhës 10 ditore të mbylljes së çerdhes publike, për shkak të rasteve që ishin paraqitur me virusin COVID-19, por edhe për të ndihmuar sadopak familjet në këtë fazë jo të lehtë të pandemisë.

Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” është ripahur këtë të hënë dhe puna po vijon normalisht.

Të ngjashme