Ekonomia Online
FUNDIT

Fadil Nura publikon mesazh me fotografi të Thaçit dhe Veselit: Po vijnë ditët e shpresës

Fadil Nura publikon mesazh me fotografi të Thaçit dhe Veselit: Po vijnë ditët e shpresës

Ish-kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar një fotografi ku shihen dy figurat që po gjykohen në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli. Në postimin e tij, Nura është shprehur: “Mirëmëngjesi miq, Mbani besimin! Po vijnë ditët kur zhgënjimi do t’i lërë vendin shpresës, regresi zhvillimit dhe përçarja bashkimit. Kaosit po i vjen […]

Ish-kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar një fotografi ku shihen dy figurat që po gjykohen në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në postimin e tij, Nura është shprehur:

“Mirëmëngjesi miq,

Mbani besimin!

Po vijnë ditët kur zhgënjimi do t’i lërë vendin shpresës, regresi zhvillimit dhe përçarja bashkimit. Kaosit po i vjen fundi.

Miq, ata po vijnë.”

Të ngjashme