Fahrije Hoti tregon emrat e politikanëve që kanë blerë turshitë e saj në Krushë

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Themeluesja e Kooperativës “Krusha”, Fahrije Hoti, ka treguar se cilët politikanë kosovarë kanë blerë turshi në ndërmarrjen që ajo udhëheq.

Hoti ka thënë se në mesin e politikanëve që kanë blerë turshi janë ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo tregoi se prodhimet e tyre shiten në shtatë shtete të Evropës.

“Po i ka blerë presidentja Atifete Jahjaga, i ka blerë Kadri Veseli, ministrat deputete të gjithë. Kush ka ardhë në Krushë I kanë kërkuar prodhimet e tona dhe i kanë blerë. Prodhimet e tona shiten në shtatë shtete të Evropës. Bazë e kemi Zvicrën, pason Gjermania, Austria, Franca, Italia e të tjera”, ka thënë Hoti në Frontal të T7. /Reporteri.net/.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme