Publicisti i njohur Milazim Krasniqi thotë se përpjekjet e qeverisë Kurti 2, për ta arsyetuar katastrofën e tashme energjetike me qeveritë e kaluara, thjesht janë pafytyrësi. “Këtë blof-arsyetim mund ta marrin si të mirëqenë vetëm budallenjtë”, ka shkruar Krasniqi, në një postim në Facebook. “Nga dita kur e merr mandatin një qeveri, përgjegjësia për qeverisje […]
Fajësimi i qeverive të kaluara për katastrofën e tanishme – pafytyrësi

Publicisti i njohur Milazim Krasniqi thotë se përpjekjet e qeverisë Kurti 2, për ta arsyetuar katastrofën e tashme energjetike me qeveritë e kaluara, thjesht janë pafytyrësi.
“Këtë blof-arsyetim mund ta marrin si të mirëqenë vetëm budallenjtë”, ka shkruar Krasniqi, në një postim në Facebook.
“Nga dita kur e merr mandatin një qeveri, përgjegjësia për qeverisje është vetëm e saj”.
“Përgjegjësitë e qeverive të kaluara, i përkasin vetëm historisë, ose gjyqësorit. Prandaj, përpjekjet e qeverisë Kurti 2, për ta arsyetuar katastrofën e tashme energjetike me qeveritë e kaluara, thjesht janë pafytyrësi”, ka shkruar Krasniqi.
Në një postim të mëhershëm, ai ka bërë të ditur se në lagjen e tij nuk ka rrymë nga ora 1 e natës (pra qe 13 orë).













