Fati i Januzajt dhe shkëlqimi i vazhdueshëm i shqiptarëve të Zvicrës

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 09:17 | Nga

Pos për të siguruar paraqitjen në ngjarje të mëdha, kualifikimet shërbejnë edhe për të formuar grupin e lojtarëve që përfaqësojnë vendin në atë ngjarje, qoftë botëror apo evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Të rrallë janë lojtarët që depërtojnë në ekipin që paraqitet në ngjarje të madhe pa u aktivizuar në ndeshje kualifikuese. Adnan Januzaj është prej të rrallëve. Ai këtë e ka arritur jo një herë, por dy herë, si pak ndonjë futbollist tjetër. Januzaj 23-vjeçar është përzgjedhur për të përfaqësuar Belgjikën në botërorin “Rusia 2018”.

Te Belgjika vlerësojnë se e kanë gjeneratën e artë, më të mirën në histori dhe një që mund të arrijë shkëlqimin në botërorin e futbollit që nis më 14 qershor. Në këtë gjeneratë, në ekipin që synon historinë, vend ka zënë edhe Januzaj, që është pjesë e Real Sociedadit në La Ligan spanjolle.

Januzaj, që luan në krah, i ka vetëm tetë ndeshje për Belgjikën. I ka gjashtë paraqitje në miqësore, një në kualifikime për evropian dhe një në botërorin “Brazili 2014”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme