Festa e Krishtlindjeve nis me rrahje masive në Klinë, tetë të rinj përfundojnë në Polici

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Besimtarët e krishterë nga mbrëmë kanë nisur fetsën me rastin e Ditës së Krishtlindjeve, por jo në të gjitha familjet gjithçka nisi me gëzim. Festa u kthye në rrahje masive mes disa të rinjve në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, ku për pasojë të gjithë personat e përfshirë përfunduan në pranga të Policisë.

Gjithçka kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të tetë të dyshuarve, pasi disa prej tyre po i ndiznin fishekzjarrët pak para orës 00:00. Zënka mes tyre eskaloi me ofendime e sharje dhe pasoi me rrahje mes tyre.

Policia arriti të intervenojë menjëherë në vendin e ngjarjes pasi ishte në një pikë kontrolli afër lokacionit ku ndodhi përleshja, me ç’rast janë prangosur shtatë prej tyre, teksa i dyshuari tjetër fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Klinë, e më pas u transferua në Spitalin e Pejës.

Shtatë të dyshuarit, të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Të ngjashme