Festivali “Siguria e Jetës” sjell filma të natyrës sociale

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Artistik i Festivalit të I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”, Imer Veliu dhe Juria në një konferencë për media kanë shpalosur qëllimin dhe programin e Festivalit.

Veliu ka thënë se gjithë qëllimi i këtij festivali është që të promovojnë çështjet me rëndësi në Kosovë, duke përfshirë sigurinë në komunikacion dhe promovimin e diasporës.

“Është edicioni i parë. Kemi pasë sukses të jashtëzakonshëm me një numër të madh të filmave që kanë apliku, diku janë 721 filma prej 92 shteteve të botës. Do ta kemi një premierë botërore të filmit që është realizu me smartphone. Ky film fatmirësisht është realizu në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

“Festivali si kusht për pranim në konkurencën tonë ndërkombëtare ka qenë zhvillimi i filmave me smartphone si çdo festival tjetër edhe ne kemi pasë kampanjë promovuese të sigurisë në trafik”.

“Ne kemi bë disa prodhime tona por kemi sugjeru që filmat e tyre t’i anojnë në këtë tematikë por tematikat kanë qenë të ndryshme sociale. Kemi tentu me promovu sigurinë në komunikacion. Në të ardhmen është edhe kategoria e diasporës”.

Ai ka thënë që qëllimi i këtij festivali është promovimi i njerëzve të suksesshëm të diasporës.

“Jemi mësu t’i shohim shqiptarët si punëtorë krahu tani jemi në kohën kur kemi njerëz më intelektualë. Ka edhe suksese të tjera që kanë konkuru. Për shembull nga Amerika. Kjo ëshë ideja që me i promovu këta njerëz të suskesshëm, jo gjithmonë të kemi të hyra të “nejes” ku diaspora vjen edhe i gjuan 1 miliardë e gjysmë por nëse investojmë është ndryshe. Kjo është ideja e kësaj”.

Hareza Basha, regjisore e filmit “Delete” është shprehur kurioze per reagimin që do ta marrë me filmin e saj nga publiku.

“Kënaqësi dhe privilegj që do bëj premierë në këtë festival. Jam shumë kurioze me pa reagimin e publikut se si do mirëpritet ky film”.

Arbela Statovci e cila është kandidate për deputete në parlamentin e Cyrihut, si dhe regjisore për storien “Diaspora storie suksesi” e ka vlerësuar këtë si eksperiencë të mirë.

“Ëshë kënaqësi e veçantë me qenë pjesëmarrëse e film festivalit që po ndodhë në Prishtinë. Ka qenë eksperiencë e mirë”.

Ceremonia hapëse e festivalit do të jetë në orën 19:00 në  Kino ABC.

Të ngjashme