Feston ditëlindjen e 35-të, bashkëshortja me urim të përzemërt për Lumi B

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, sot (e hënë) feston ditëlindjen e 35-të.

Ai tashmë prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në skenë e po ashtu është rikthyer në një nga figurat publike më të pëlqyera.

Në ditën speciale, artisti mori urime e dedikime nga më të ndryshmet teksa një special edhe nga bashkëshortja.

Miranda ka ndarë disa postime në InstaStory duke shprehur dashurinë e madhe që ka ndaj partnerit të saj.

“Urime ditëlindjen shoku im më i mirë, zemra ime, bashkëshorti im, të dua shumë”, shkroi ajo.

Në një tjetër postim, ajo ka publikuar fotografinë e parë të tyre të realizuar si çift dhe një imazh nga martesa.

“Nga fotografia e parë si çift deri në përjetësi”, shton më tej Miranda.

Çifti janë të martuar për më shumë se një dekadë dhe kanë vetëm një djalë.

Të ngjashme