Ekonomia Online
FUNDIT

FIBA do të drejtohet për katër vite nga sheiku arab, Saud Ali Al Thani

FIBA do të drejtohet për katër vite nga sheiku arab, Saud Ali Al Thani

Sheikh Saud Ali Al Thani është zgjedhur kryetar i ri i shtëpisë së basketbollit botëror, FIBA. Al Thani është zgjedhur kryetar në Kongresin e XXII të FIBA-s. Ai do të jetë në krye të basketbollit botëror për katër vite. Kampionati Botëror në basketboll do të nis pasnesër dhe do të zgjasë deri më 10 shtator, […]

Sheikh Saud Ali Al Thani është zgjedhur kryetar i ri i shtëpisë së basketbollit botëror, FIBA.

Al Thani është zgjedhur kryetar në Kongresin e XXII të FIBA-s. Ai do të jetë në krye të basketbollit botëror për katër vite.

Kampionati Botëror në basketboll do të nis pasnesër dhe do të zgjasë deri më 10 shtator, ndërsa organizohet në Filipine, Japoni e Indonezi. Botërori i radhës do të mbahet në Katar, prej nga vjen edhe sheiku që sot u bë kryetar.

Ndërkaq në mandatin 2023-2027 në kuadër të kryetarëve kontinental të FIBA-s janë përzgjedhur: Anibal Manave – FIBA Afrika, Fabian Borro – FIBA Amerika, K Govindraj – FIBA Azi, Jorge Garbajosa – FIBA Evropë dhe David Reid – FIBA Oqeani.

Të ngjashme