FIFA ka marrë vendim që Cardiff City ta paguajë shumën e transferimit të Emiliano Salas që humbi jetën tragjikisht në fillim të këtij viti.
Lojtari argjentinas ishte duke e kompletuar transferimin te skuadra angleze nga Nantes, mirëpo aeroplani i tij u përplas më 21 janar në brigjet e Britanisë së Madhe.
Dy skuadrat kishin përplasje rreth shumës së transferimit, mirëpo shtëpia më e madhe e futbollit ka vendosur që Cardiffi t’i paguajë 20 milionë eurot.
“Në një takim të mbajtur më 25 shtator 2019, Komiteti i Statusit të Lojtarit FIFA vendosi që Cardiff City duhet të paguajë Nantesit 6 milionë euro, që korrespondojnë me këstin e parë, në përputhje me marrëveshjen e transferimit të lidhur midis palëve në 19 janar 2019 për transferimin e të ndjerit Emiliano Sala nga FC Nantes në Cardiff”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.
“Rezultatet e vendimit u komunikuan sot palëve të interesuara ndërsa brenda një periudhe dhjetë ditor, Cardiff dhe Nantes mund të kërkojnë një kopje të arsyeve të vendimit, të cilat mund të apelohen në CAS të Lozanës”, shkruhet më tej në komunikatë./