Filarmonia e Kosovës, “Një copëz argëtimi” për qindra filloristë të Prishtinës

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 12:43 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur koncertin “Një copëz argëtimi” dedikuar fëmijëve të moshave 7 deri 11 vjeç, respektivisht nxënësve të shkollave fillore, raporton EkonomiaOnline.

Gjatë këtij koncerti u interpretuan këngë të ndryshme për fëmijë, siç ishin “Zogjtë në Kafazë”, “Gomarët e egër të shpejtë”, “Breshkat”, “Akuariumi”, Kangurët”, “Qyqja në thellësinë e pyjeve”, “Mjellma”.

Një pjesë iu dedikua të gjithë pianistëve se si ata ushtrojnë.

Ky koncert është hap drejt intensifikimet të paraqitjeve të tilla me qëllim të përfshirjes sa me të madhe të fëmijëve në koncerte dhe afrimin e tyre me muzikën.

“Karnavali i Kafshëve” është vepër e shkruar nga kompozitori francez Camile Saint-Saëns në shkurtin e vitit 1886.

Vepra ndjek një program zoologjik dhe shtrihet në 14 pjesë përgjatë të cilave zhvillohet nga motivet e para drejt linjave të pasura muzikore të portretizojnë kafshët.

Pjesëmarrës në këtë koncert ishin qindra fëmijë të shkollave të ndryshme fillore të Prishtinës, të cilët shijuan koncertin e bukur të Filarmonisë së Kosovës.

Të ngjashme