Fillojnë fluturimet, aeroporti “Adem Jashari” hapet më 28 qershor

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rihapje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, nga data 28 qershor.

Ndërsa nga Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, kanë bërë të ditur se që nga data 28 qershor ditën e dielë , do të lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta.

Për orare dhe bileta duhet të referoheni në faqen zyrtare të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA ëëë.airportpristina.com.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar udhëtarë,

Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.

-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com
-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale.

Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!

MIRESEVINI!

Të ngjashme