Fillojnë hetimet për menaxhimin e mbeturinave me përbërje azbesti

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 11:06 | Nga

Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, ka filluar hetimet Ex Officio (sipas detyrës zyrtare), lidhur me ndotjen e mjedisit nga materialet dhe mbeturinat e patrajtuara me përbërje të asbestit.

“Depërtimi i lehtë i fibrave të asbestit në organizimin e njeriut nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe kontaminimi që këto fibra krijojnë në organizimin e njeriut, duke shkaktuar një varg sëmundjesh kancerogjene dhe të organeve të frymëmarrjes, e bën jashtëzakonisht shqetësues rrezikun e vazhdueshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut nga materialet me përbërje asbesti”.

Sipas Avokatit të Popullit pavarësisht ndikimit në mjedis, në tërë territorin e vendit mund të vërehen mbeturina të asbestit, të patrajtuara dhe të paambalazhuara.

“Për më tepër vërehet edhe mungesa e informimit të publikut lidhur me rrezikun e këtij produkti, si dhe mënyrat e trajtimit të mbeturinave nga asbesti, si obligim pozitiv i shtetit dhe parim themelor për rspektimin e së drejtës për mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm”.

Ky institucion bën me dije se në hetimin përkitazi me menaxhimin e materialeve me përbërje asbesti, ka për qëllim vënien në pah të rreziqeve të përdorimit dhe pranisë së materialeve me përbërje asbesti dhe mënyrën e trajtimit  të tyre, duke përfshirë asgjësimin e materialeve të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme