Fillojnë punimet infrastrukturore në lagjen Pejton

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Duke filluar nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në kërtë lagje.

Komuna e Prishtinës lutë banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet.

“Falenderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet më tej në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme