Fillon takimi ndërmjet Thaçit dhe Mogherinit

Bruksel | 24 Qer 2018 | 15:50 | Nga

Ka filluar takimi bilateral ndërmjet presidentit të Kosovës dhe përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Pas takimeve bilaterale fillon takimi trilateral, Thaçi-Mogherini-Vuçiq.

Faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.

Për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Të ngjashme