Fituesit e Çmimeve Botërore të Sporteve 2021

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Rafael Nadal, Naomi Osaka e Bayern Munichu janë fituesit e Çmimeve Botërore të Sporteve të ndryshme për vitin 2021.

Këto çmime u ndanë në ceremoninë e mbajtur “online” në Sevilla për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Për Nadalin është hera e katërt që nderohet me këtë çmim ndërsa Osaka e fitoi për herën e dytë.

Janë nderuar edhe shumë sportistë për shkak të paraqitjeve në garat e vitit 2020, të cilat u penguan nga pandemia e koronavirusit.

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton u nderua me çmimin si avokati i sportistëve, për shkak të përfshirjes së tij në luftën kundër racizmit.

Ylli egjiptian i futbollit, Mohamed Salah i Liverpoolit, u nderua me çmimin për inspirim në sport, dhe e shënoi kontributin e tij të veçantë për disa vjet për ata që janë në nevojë, apo për ata që ishin të pafat.

Bayern Munichu në edicionin që lamë pas e fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën e Kupën e Gjermanisë nën drejtimin e Hansi Flickut, përfshirë edhe gjitha triumfet tjera ku mori pjesë. Bayerni u bë ekipi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve me bilanc 100%, të gjitha fitore.

Kanadezi me ‘snowboard’, Max Parrot, ishte fituesi më emocional i natës. Ai u nderua me çmim për shkak se e luftoi kancerin, dhe e fitoi medaljen e artë në “X-Games”, që janë sportet ekstreme.

Çmim fitoi edhe Patrick Mahomes, i cili e udhëhoqi skuadrën Kansas City Chiefs në vitin 2020 drejt triumfit në “Super Bowl”. Ishte paraqitja e parë e kësaj skuadre në finale dhe fitorja e parë në 50-të vjet. Mahomes është 24-vjeçar.

Billi Jean King që ka fituar 39 Grand-Slame, u nderua me çmim për barazi gjinore dhe drejtësi sociale. Ajo është edhe themeluese e Shoqatës së Tenisit të femrave.

Në ceremoninë “online” u ndanë edhe shumë çmime tjera.

Të ngjashme