Flet dëshmitari që e pa i fundit Oliver Ivanoviqin

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 15:28 | Nga

Një punëtor, i cili e ka dyqanin përballë selisë së Partisë së Oliver Ivanoviqit, ka thënë për Express se në mëngjes është përshëndetur me Ivanoviqin, por më pas ka dëgjuar vetëm të shtënat.

“U përshëndeta me Oliverin në rrugë, pastaj erdha ta hapë dyqanin dhe dëgjova 5-6 te shtëna armësh. Dola me pa çka ka ndodhë, por disa kalimtarë që ishin aty më thanë se Oliverit është alivanosur. Nuk e kam parë veturën sepse isha duke e hapë dyqanin. Oliveri ka qenë i mirë me të gjithë dhe kjo që ka ndodh është e tmerrshme. Të gjithëve na ka respektuar dhe të gjithë këtu e kemi dashur”, ka thënë një punëtor i dyqanit që gjendet përballe selisë së partisë që e udhëhiqte Ivanoviqi.

Sipas deklaratave të policisë dhe dëshmitarëve të tjerë vetura e cila dyshohet se nga aty është kryer vrasja i takon tipit “Opel Astra”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme