Flick do ta zëvendësojë Xavin te Barcelona

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 16:39 | Nga Ekonomia Online


Hansi Flick pritet të jetë pasardhësi i Xavit te Barcelona.

Të premten eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja mes Flickit dhe Barcelonës është arritur dhe gjermani do të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare.

Hansi Flick do t’i sjellë edhe dy asistentë gjermanë si pjesë të stafit të tij.

59-vjeçari së fundmi e ka drejtuar përfaqësuesen e Gjermanisë për dy vite. Ndërsa në nivel klubesh gjermani ka udhëhequr Bayern Munchenin dhe Hoffenheimin.

Të ngjashme