Formohet Këshilli organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit dhe 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 11:41 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për themelimin e Këshillit organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit dhe shënimin e 10 qershorit, 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Kryeministri Albin Kurti tha se kryesues i Këshillit organizativ është ministri i Kulturës, ndërsa anëtarë janë përfaqësues nga: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, nga Ministria e Drejtësisë, nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu kanë ftuar edhe anëtarë nga Presidenca, Kuvendi, Komuna e Prishtinës, komandanti i FSK-së, nga organizatat e dala nga lufta, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues i familjes Jashari dhe nga organizatat joqeveritare.

Kurti bëri të ditur se me kërkesë të kryesuesit të Këshillit organizativ mund të themelohen deri në 9 grupe për organizimin dhe shënimin e aktivisteve me rastin e Ditës së Çlirimit dhe përvjetorit të 145-të të Lidhjes së Prizrenit.

Të ngjashme