Ekonomia Online
FUNDIT

Fshati Krajk me aneks të ri shkollor modern dhe të përshtatshëm për edukim cilësor

Fshati Krajk me aneks të ri shkollor modern dhe të përshtatshëm për edukim cilësor

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, zv/ministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj dhe drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Xhemile Thaçi-Vezgishi, u bë përurimi i aneksit të ri të shkollës “Mithat Frashëri” në fshatin Krajk të Hasit. Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e përurimit, kryetari Haskuka […]

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, zv/ministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj dhe drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Xhemile Thaçi-Vezgishi, u bë përurimi i aneksit të ri të shkollës “Mithat Frashëri” në fshatin Krajk të Hasit.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e përurimit, kryetari Haskuka theksoi ndërtimi i aneksit të ri në këtë shkollë ka qenë i domosdoshëm, ngase objekti i vjetër nuk i plotësonte kushtet për mësim-nxënie. Me këtë rast, ai premtoi se do të vazhdojë të punojë intensivisht për të krijuar hapësira dhe mjedise sa më kualitative dhe të përshtatshme për një edukim cilësor të fëmijëve.

“Vizitën e parë në këtë shkollë e kam bërë në vitin 2018 ku u takova me drejtorin Himë Çoçaj. Në atë kohë, kjo shkollë ka qenë e vjetër dhe posedonte pajisje të vjetra. Prandaj, duke i parë kushtet që nuk ishin të përshtatshme për mësim-nxënie, vendosëm ta ndërtojmë këtë aneks që tashmë po e bëjmë përurimin. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për përfundimin e punimeve edhe në shkollat tjera të komunës së Prizrenit”, deklaroi Haskuka.

Duke i dhënë detajet e projektit, drejtoresha Thaçi-Vezgishi, tha se do të dëshironte që ky objekt të jetë shembull për shkollat tjera të Kosovës.

“Tashmë nxënësit e këtij fshati kanë një shkollë të kompletuar dhe do të doja që kjo shkollë të jetë model për shkollat tjera. Nxënësit e kësaj shkolle tanimë posedojnë hapësira moderne me gjashtë klasa mësimi, dy laboratore, sallën e arsimtarëve, nyjet sanitare për nxënësit, personat me aftësi të veçanta dhe personel, si dhe hapësira të ndryshme shkollore”, tha  Thaçi-Vezgishi.

Nga ana tjetër, zv/ministri Rexhaj gjatë fjalimit të tij deklaroi se “Për të zhvilluar njerëz të menqur dhe të dobishëm, nevojitet shkollë e mirë. Nuk është hera e parë që po e vizitoj këtë shkollë dhe i njoh mirë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Jam i lumtur që si asnjë shkollë tjetër në Kosovë, nxënësit e kësaj shkolle e kanë mbështetjen e fortë të Komunës së Prizrenit, e veçanërisht të kryetarit Mytaher Haskuka”.

Të ngjashme