Ekonomia Online
FUNDIT

FSK-ja angazhohet në shuarjen e zjarreve në Podujevë

FSK-ja angazhohet në shuarjen e zjarreve në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bëri të ditur se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si Metehi dhe Repë. Kreu i kësaj komune njoftoi se ekipet e tyre janë angazhuar maksimalisht në terren, me mbështetjen e Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe FSK-së. “Situata është e rëndë dhe kërkon […]

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bëri të ditur se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si Metehi dhe Repë.

Kreu i kësaj komune njoftoi se ekipet e tyre janë angazhuar maksimalisht në terren, me mbështetjen e Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe FSK-së.

“Situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët. U bëj thirrje qytetarëve të këtyre zonave që të tregojnë bashkëpunim me zjarrfikësit dhe policinë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve dhe të mbrojmë pronat”, shkroi Bulliqi.

Gjatë ditës së djeshme Podujeva është përballur me nëntë vatra zjarri, ku komandanti i zjarrfikësve në Podujevë tha se zjarret ishin të qëllimshme.

Të ngjashme