FSK-ja në mbështetje të qytetarëve në zonat e përmbytura

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës u ka dalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet e të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka shpërndarë një donacion të grumbulluar në komunën e Mitrovicës dhe Skenderajt.

“Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot ështē nē zonat ku ndodhën përmbytjet, për t’u dal nē  ndihmē qytetarëve të prekur të cët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Një donacion i grumbullar me pajisje higjenike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat mē të prekura, Mitrovicë e Skënderaj nga ekipet  e FSK-sē, për të lehtësuar sa do pak jetën e vështirêsuar të shkaktuar nga përmbytjet”, thuhet në njoftim

“FSK do të jetë  në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike”, thuhet më tej.

Të ngjashme