FSK realizon përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në ushtrimin “Cambrian Patrol”

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci njofton se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në “Cambrian Patrol” që realizohet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri Maqedonci thotë se kjo bëhet me mbështetjen e ushtarakëve të Regjimentit Mbretëror Anglian nga Forcat e Armatosura Britanike.

“Ekipet e FSK-së për vite me radhë, marrin pjesë në këtë ushtrim me karakter garues ekipor, ku janë pjesëmarrës dhe shumë ekipe nga ushtria britanike dhe vendet partnere. Ekipet e FSK-së deri më tash disa herë kanë përfunduar garën me sukses të lartë, duke fituar medalje”, shkruan ai.

Ministri i Mbrojtjes thotë se pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë bashkëpunimin dhe ndêrveprimin e FSK me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere si dhe “ndikon dukshëm në zhvillimin e shkathtësive individuale të ushtarakëve tanë dhe zhvillimin e aftësive taktike të njësive tona”.

Të ngjashme